SPGPM për vizitë në TV Klan

Датум

Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatikë (SPGPM) në kuadër të projektit “Ngritja e ndërgjegjësimit për të drejtat e punëtorëve në mediume dhe zgjerimin e rrjetit për anëtarësim”, në partneritet me Qendrën ndërkombëtare “Olaf Palme” nga Suedia, sot në hapësirat e TV Klan ka realizuar takim me gazetarë dhe punonjës mediatikë.

Koordinatori Pero Momorivski dhe anëtarja e KD të SPGPM-së, Marina Ilievska i informuan të pranishmit për beneficionet nga organizimi sindikal në profesion dhe aktivitetet vijuese dhe të ardhshme të SPGPM-së.

Në takim u potencua se është shumë me rëndësi që gazetarët dhe punonjësit mediatikë të bashkohen, të tregojnë solidaritet, pasi të bashkuar jemi më të fuqishëm në mbrojtjen e profesionit dhe standardeve profesionale, si dhe për respektimin e të drejtave punëtore. Përfaqësuesit e SPGPM-së dhe të pranishmit e kanë theksuar nevojën për stërvitje dhe trajnime të punonjësve mediatikë, para së gjithash kolegëve të rinj.

Останати
објави

Сподели на...