Hapet thirrja për Çmimin e Gazetarisë Hulumtuese të BE-së 2023 për gazetarë në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi

Датум

Çmimi i BE-së për Gazetarinë Hulumtuese 2023, pjesë e projektit “Forcimi i gazetarisë cilësore në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi II”, tani po pranon aplikime. Çmimi synon të njohë dhe promovojë arritjet e jashtëzakonshme në gazetarinë hulumtuese, si dhe të përmirësojë dukshmërinë e gazetarisë cilësore në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

Çmimi vlerëson tregimet më të mira hulumtuese të krijuaraa gjatë vitit kalendarike të kaluar dhe ndahet në të gjitha 6 vendet e Ballkanit Perëndimor (Serbi, Bosnje and Hercegovinë, Shqiperi, Mal i Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut) dhe në Turqi.

Këtë vit, për herë të parë, Çmimi i BE-së prezanton një çmim rajonal, duke synuar tregimet më të mira nga i gjithë rajoni, bazuar në kritere të përcaktuara qartë.

Fondi vjetor i shpërblimit për Maqedoninë e Veriut është 10,000 euro. Përveç kësaj, fondi i shpërblimit për çmimet rajonale është gjithashtu arrin në 10,000 euro. Do të jenë shpërblyer tre tregimet më të mira të vitit dhe shuma e shpërblimit për çmimet kombëtare dhe rajonale është 5000 (për vendin e parë), 3000 (për vendin e dytë) dhe 2000 (për vendin e tretë) euro.

Secili kandidat mund të zgjedhë nëse dëshiron të nominojë një punim për konkursin kombëtar, rajonal, apo të dy, dhe kjo mundësi ofrohet përmes vetë formularit të aplikimit. Një kandidat mund të aplikojë me disa tregime në konkurs. Fituesit e konkurseve kombëtare në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi automatikisht bëhen kandidatë për çmimin rajonal të BE-së për gazetarinë hulumtuese.

Organizatori i konkursit dhe zbatuesi i çmimit në Maqedoninë e Veriut është Thomson Media, një organizatë me përvojë dekadash në zhvillimin e mediave dhe promovimin e lirisë së medias në nivel global.

 Afati i fundit për aplikim është 20 qershor 2023 në mesnatë (CET).

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga një konsorcium i përbërë nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese – BIRN Hub, Universiteti i Evropës Qendrore (CEU) – Hungari, Shoqata e Gazetarëve (AJ) – Turqi, Thomson Media (TM) – Gjermani, Universiteti Goce Delçev Shtip (UGD) – Maqedonia e Veriut, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Medias (SSNM) – Maqedonia e Veriut, Asociacioni i Mediave të Evropës Juglindore (MASE) – Mali i Zi dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese në Kosovë (BIRN Kosovë) .

Ndiqni linkun e aplikacionit dhe më shumë detaje: https://bit.ly/41uqOLL

Nëse keni ndonjë pyetje, mund të na kontaktoni në: EUAwards@thomsonmedia.de 

Останати
објави

Сподели на...