Hapen aplikimet për dorëzimin e artikujve investigativë nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia për Çmimin vjetor të Bashkimit Europian për Gazetari Investigative.
Për këtë aplikim duhet të propozohen artikuj investigativë të publikuar nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2021, dhe të lidhura me lirinë e shprehjes, sundimin e ligjit, transparencën, abuzimin me pushtetin dhe të drejtat themelore, korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Fondi i çmimeve për Maqedoninë e Veriut për vitin 2022 (për prodhime gazetareske të publikuara në vitin 2021) është 10,000 euro. Çmimi i parë do të jetë 5,000 euro, i dyti 3,000 euro, dhe i treti do të jetë 2,000 euro.
Individët ose grupet e gazetarëve kanë të drejtë të aplikojnë për të gjitha format e gazetarisë (shtyp, media online, radio dhe TV) të publikuara apo transmetuara në mediat e Maqedonisë së Veriut në gjuhën maqedonase, shqipe, të minoriteteve ose në ndonjë tjetër gjuhë ndërkombëtare.
Artikujt e dorëzuar për aplikim duhet të jenë shfaqur në media të shtypura, online, radio apo TV gjatë vitit kalendarik 2021.
Çmimet e BE-së për Gazetari Investigative në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi synojnë të lartësojnë dhe promovojnë arritjet e gazetarëve investigativë si dhe të promovojnë vizibilitetin dhe cilësinë e gazetarisë në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi.
Çmimet janë vijimësi e Çmimeve të BE-së për Gazetari Investigative në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi dhe janë pjesë e projektit “Fuqizimi i Lajmeve Cilësore dhe Gazetarisë së Pavarur në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi’ i administruar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BiH) në partneritet me shtatë organizata mediatike. Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik si pjesë e konсorciumit, do të koordinojë me aktivitetet lidhur me konkursin në Maqedoni.
Të gjithë partnerët e përfshirë në këtë projekt kanë ekspertizë të gjerë në fushën e lirisë së medias dhe janë njohur lokalisht dhe ndërkombëtarisht si organizata të fuqishme të pavarura mediatike.
Juria e Çmimeve të BE-së përbëhet nga ekspertë të medias, disa prej të cilëve nga partnerët e projektit. Të tjerët janë marrë nga një rrjet i gjerë projektesh që kanë anëtarët e konsorciumit, të tillë si redaktorë, anëtarë të botës akademike dhe gazetarë me merita.
Afati i fundit për të dërguar aplikimet është 30 prill, 2022.
Për më shumë detaje kontaktoni ssnm.info@gmail.com ose +389 70 398 446.
Për të shkarkuar formën e aplikimit, kliko këtu.
Për të shkarkuar udhëzues për Aplikimin, kliko këtu.