Me kërkesë të kolegëve nga Tetova, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Medial më 20 mars 2023 mbajti një takim, ku morën pjesë një numër i kolegëve dhe sindikalistëve të cilët folën hapur për vështirësitë me të cilat ballafaqohen në kryerjen e detyrave të tyre. Nëpërmjet bisedave u konstatua se gjendja në mediat lokale është e keqe, se rrjeti korrespondent është reduktuar në minimum dhe se numri i përgjithshëm i punonjësve të medias dhe mbi të gjitha gazetarëve është ulur në mënyrë drastike dhe është reduktuar në minimale elementare.
Kolegët nga Tetova bëjnë thirrje, ndërkaq SPGM-ja do të përdoret si përçues, tek organet përgjegjëse që të kenë parasysh gjendjen me këtë profesion, sepse është regjistrur ulje e punonjësve në media, ulje e vazhdueshme e pagave dhe tarifave, dhe mosrespektimi i shpeshtë i të drejtave elementare të punës në media mund të ketë pasoja serioze dhe të gjera për zhvillimin e lirive dhe demokracisë në këtë fushë.
Qëndrimi kryesor, i përbashkët dhe i pandarë, që doli nga mbledhja e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punëtorëve të Medias me anëtarët e saj, si dhe profesionistë që nuk janë pjesë e SPGM-së, është forcimi i kritereve për marrjen e licencave kombëtare të koncesionarëve të mediave, veçanërisht në fushën e punësimit të detyrueshëm të korrespondentëve dhe videografëve apo personelit teknik nga qarqet, që është detyrim i Agjencisë së Shërbimeve Audio dhe Audio-Vizuale, mund të nënkuptojë shpëtimin e këtij profesioni në nivel të gjithë Maqedonisë, duke përfshirë edhe Tetovën.
Prandaj, nga takimi dhe angazhimi i përbashkët ai projekt të promovohet dhe të punohet në realizimin e tij në periudhën e ardhshme.